Politike

Rama: Pandemia dhe tërmeti na shtynë të marim borxh

8 Nëntor 2021, 17:48 Nga DOSJA
Rama: Pandemia dhe tërmeti na shtynë të marim borxh

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se Eurobondi nuk është borxh i radhës, por një mekanizëm për të përballuar rritjem e shpenzimeve dhe borxheve të marra. Gjatë seancës së sotme në Kuvend, Rama u shpreh se është e vërtet që kanë marrë borxh, por i kanë marrë për shkak të pandemisë si dhe tërmetit.

“Do të doja të flisja dhe për disa gjëra të thjeshta sepse nga sa munda të shikoj ka një keqkuptim shumë të madh lidhur me aktin normative dhe eurobondin. Nuk është një borxh i radhës. Nuk është të marrim borxh dhe të lajmë borxhe, por një mekanizëm që na jep mundësi të përballojmë rritjen e shpenzimeve dhe gjithë borxhet e marra së bashku. Këtu ç’a nuk u tha por e vërteta është që kur përsërisni atë ‘borxhin më të lartë në histori’…është e vërtetë, është më i lartë se 74% por ka një pse dhe pse-ja lidhet me faktin se në momentin që ne atë 74 e ulën në 63 dhe në momentin që flasim sot kanë ndodhur dy gjëra shumë të rënda që kanë krijuar nevojë për të marrë borxh, tërmeti dhe pandemia’ tha Rama.

LAJMI KRYESOR: LIVE nga Kuvendi, shtyhet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore

(I.A;f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 8 nentor 2021 edi rama seance plenare 8 nentor 2021

Sondazh

Poll