Politike

Kongresmenët në Shqipëri, Kim: Marrëdhëniet me SHBA, kapërcejnë politikën partiake

8 Nëntor 2021, 17:46 Nga DOSJA
Kongresmenët në Shqipëri, Kim: Marrëdhëniet me SHBA,

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, ka ndarë pamje dhe detaje nga takimet e kongresmenëve amerikanë në Shqipëri. Sipas ambasadores Kim, gjatë takimeve me kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, amerikanët kërkuar përparim në sundimin e ligjit. Gjithashtu ajo shtoi se takimet e fundit tregojnë që marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Amerikës i kapërcejnë politikat partiake.

“Faleminderit kongresmenëve për vizitën në Shqipëri. Takime me Edi Ramën dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha tregojnë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikën i kapërcejnë politikën partiake. Ligjvënësit amerikanë kërkuan përparim në sundimin e ligjit, duke vënë në dukje se ai do të tërheqë biznesin dhe investimet e SHBA. Ligjvënësit amerikanë vizituan gjithashtu të evakuuarit afganë që kanë kërkuar strehë të përkohshme të sigurt në Shqipëri. Mirënjohje të thellë popullit shqiptar për mikpritjen e tij,”-shkruan ambasadorja Kim.

Rama përveç fotove nuk ndau detaje të tjera nga takimet, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha theksoi se nuk kishin bërë asnjë diskutim lidhur me shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

SHIKO EDHE: 

I tha gjë për Berishën? Basha pas takimit me amerikanët: S’bëhemi avokatë të askujt

I mbush me dhurata/Rama pret tre kongresmenët amerikanë: Miqësia forcohet dita-ditës

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike amerikanet ne shqiperi edi rama lulzim basha yuri kim amerikanet ne shqiperi edi rama lulzim basha yuri kim

Sondazh

Poll