Politike

Komisioni i Integrimit, Xhaçka: Projekt-buxheti i këtij viti është 17% më i lartë

8 Nëntor 2021, 17:00 Nga DOSJA
Komisioni i Integrimit, Xhaçka: Projekt-buxheti i këtij viti

TIRANË- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është shprehur se projektbuxheti i këtij viti është 17% më i lartë se ai i vitit 2021. Gjatë mbledhjes në Komisionin e Integrimit, Xhaçka ka thënë se prioritetet kryesore të këtij viti janë mbajtja e Konferencës së parë ndërqeveritare, zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, si dhe zhvillimi i mandatit në Këshillin e Sigurimit.

“Integrimi në BE, një nga shtyllat rreth së cilës është hartuar projektbuxheti. Projektbuxheti, 17% më i lartë se ai i vitit 2021. Anëtarësimi në BE, qëllimi strategjik kombëtar i Shqipërisë. Konferenca e parë Ndërqeveritare, prioriteti ynë afatshkurtër për 2021/2022. Vijojnë përgatitjet për negociatat e anëtarësimit. Projekt-buxheti 2022, mundëson zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare dhe mundëson zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE. Objektivi i dytë madhor, zhvillimi me sukses i mandatit në Këshillin e Sigurimit. Me rëndësi, forcimi i marrëdhënieve me rajonin dhe i bashkëpunimit rajonal”, tha Xhaçka.

Gjatë mbledhjes së sotme është miratuar në parim buxheti i vitit 2022 për Ministrinë e Jashtme, ndërkohë që në mbledhjen e ardhshme do të votohet nen për nen.

(I.A./dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni i integrimit olta xhacka projektbuxheti per ministrine e jashtme komisioni i integrimit olta xhacka projektbuxheti per ministrine e jashtme

Sondazh

Poll