Politike

Shtyhet ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore

8 Nëntor 2021, 16:40 Nga DOSJA
Shtyhet ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për

TIRANË– Miratimi i ngritjes së Komisionit të Posaçëm parlamentar për reformën Zgjedhore është shtyrë për në seancën e ardhshme parlamentare. Që në nisje të seancës plenare, kreu i grupit paramentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, propozoi që kjo gjë që hiqej nga rendi i ditës dhe që fillimisht të zhvilloheshin diskutimet me Partinë Socialiste për subjektin e këtij komisioni.

“Propozoj ta heqim nga rendi i ditës ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, dhe ta kalojmë në seancën tjetër. Diskutojmë me PS për subjektin e Komisionit,”- tha Rushaj. 

Kjo kërkesë gjeti dakortësinë e maxhorancës dhe u miratua.

LAJM KRYESOR: LIVE nga Kuvendi, shtyhet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike alfred rushaj seance plenare 8 nentor 2021 alfred rushaj seance plenare 8 nentor 2021

Sondazh

Poll