Politike

“Lufta” ndaj COVID-19, Soti-Manastirliut: Janë paguar vetëm mjekët në Tiranë

8 Nëntor 2021, 15:09 Nga DOSJA
“Lufta” ndaj COVID-19, Soti-Manastirliut: Janë paguar

TIRANË – Deputetja e Partisë Demokratike Serina Koti kërkoi nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëse janë paguar të gjithë mjekët për shërbimin e kryer gjatë kësaj periudhe të vështirë të pandemisë. Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ku u diskutua projektbuxheti Ministrisë së Shëndetësisë, Koti pretendoi se janë paguar vetëm mjekët që e vijës së parë të përballjes me virusin COVID-19, pra në kryeqytet.

Ministrja Manastirliu u përgjigj se të gjithë mjekët kanë marrë bonuset për shërbimin e kryer sipas vlerësimit të bërë nga drejtoritë e spitaleve.

DEBATI:

Koti: Ç’ka ndodhur me mjekët në spitalet rajonale që duhet të marrin bonusin, se në dijeninë tonë është marrë vetëm nga mjekët që kanë qenë vetëm në vijën e parë të COVID në Tiranë dhe jo në rrethe.

Manastirliu:  Spitalet rajonale janë përfshirë në planin tonë operacional kundër pandemisë sipas skenarëve dhe të gjithë mjekët dhe infermierët që kanë qenë dhe janë në frontin e parë të luftës me COVID sipas skenarëve të miratuar në planin tonë të shërbimeve në spitalet rajonale kanë përfituar bonusin për mjekët dhe infermierët. Të gjithë bonueset janë dhënë sipas vlerësimeve që bëjnë drejtoritë e spitaleve dhe që përcillen në mënyrë çdo muaj në Ministrinë e Shëndetësisë dhe çfarë është sjellë është financuar 100% nga shteti.

(d.v/dosja,.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll