Politike

“Rritje page në arsim me 40%”, Kushi: 32.6 miliard lekë për arsimin parauniversitar

8 Nëntor 2021, 16:00 Nga DOSJA
“Rritje page në arsim me 40%”, Kushi: 32.6 miliard lekë

TIRANA – Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi se do të rriten pagat me 40% për punonjësit e arsimit në mandatin e tretë të qeverisë. Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ku u shpalos projektbuxheti për vitin e ardhshëm në arsim, Kushi premtoi se shteti do të subvencionojë me 50% transportin publik për nxënësit dhe mësuesit që ndodhen në distanca dy dhe pesë kilometra nga shkollat ku shkojnë.

“Ky është një premtim i qeverisë për të rritur pagat me 40% në këtë mandat të tretë. Për herë të parë përfshihen edhe punonjësit psikosocial në rritjen e pagave, si një vlerësim për punën dhe kontributin që japin. Në buxhetin e arsimit në këtë që sapo citova nuk janë përfshirë fondet e dedikuara për arsimin që administrohen nga institucione dhe ministri të tjera që kanë fonde të dedikuara për arsimin, si dhe nuk janë përfshirë fondet për arsimin nga organet e qeverisjes vendore. Nëse do të llogariteshin edhe këto institucione në total buxheti do të shkonte 65.6 miliardë lekë”, tha Kushi.

Më tej, ajo premtoi në 3 vitet e ardhshme do të akordohen 1.7 miliard lekë për përmirësimin e teknologjisë së informacionit në 550 shkolla për 3 vitet e ardhshme, ndërsa nga ky buxhet do të shkojnë 32.6 miliard lekë për arsimin parauniversitar (9-vjeçare dhe gjimnaze).

“Në arsimin parauniversitar, 32.6 miliardë lekë. Prioriteti kryesor është cilësia e reformave dhe gjithëpërfshirja. Risi është investimi për fuqizimin e teknologjisë dhe informacionit dhe laboratorët didaktik. Në shumë shkolla laboratorët kanë qenë të vjetruara, ose kanë qenë dhumë pak, ndërsa teknologjia e informacionit është emergjencë. Janë përcaktuar 570 milionë lekë për teknologjinë për një infrastrukturë moderne. Investimet nuk janë vetëm për këtë vit, për 3 vitet e ardhshme buxheti për teknologjinë të jetë 1.7 miliard lekë, për të mundësuar 550 shkolla porsa i takon TIK . E njëjta edhe me laboratorët didaktik për lëndët, biologji, fizikë dhe kimi kemi parashikuar 400 milionë lekë këtë vit, ndërsa në tre vite do investohen 1.2 miliardë lekë, për 300 shkolla për laboratorët”, përmendi ndër të tjera ministrja Kushi.

Një shqetësim i ngritur nga deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ekonomisë për vazhdimin e mësimit online në universitete, edhe pse Ministria e Arsimit ka urdhëruar hapjen e auditorëve, vetë Kushi bëri me dije se do të ngrihen grupe punë për të parandaluar një situatë të tillë.

“Menjëherë do të bëjmë verifikimet, sepse ka patur universitete që e kanë kërkuar dhe ne ua kemi refuzuar në mënyrë zyrtare. Zyrtarisht ne nuk kemi informacion, por ju falënderoj. Mësimi online vitin e kaluar ka qenë një sakrificë e madhe për universitetet tona, sidomos universiteti i Mjekësisë, Universiteti i Arteve apo Universiteti i Sporteve imagjinoni çfarë mësimi mund të bëjnë ata online. Për ne ishte emergjente hapja e auditorëve. Ju falënderoj për shqetësimin dhe do të gremë grupe pune që kjo të mos ndodhë në universitetet tona”, përfundoi ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll