Politike

VD-Vaksinimi, Spaho-Manastirliut: S’mund të vendosim policë në 10 mijë bare

8 Nëntor 2021, 13:14 Nga DOSJA
VD-Vaksinimi, Spaho-Manastirliut: S’mund të vendosim policë

TIRANË – Deputeti demokrat Edmon Spaho kërkoi nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që të merren masa të qarta për administrimin e hyrjes së personave në bare dhe kafene me çertifikatën e vaksinimit. Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, Spaho u shpreh se një situatë e tillë është vështirë të menaxhohet.

Nga ana tjetër, ministrja Manastirliu u shpreh se ministria po bashkëpunon me universitet për ndjekjen e mësimeve nga studentë të vaksinuar dhe se pajisja me çertifikatë të vaksinimit po vlerësohet pozitivisht nga institucioni që përfaqëson.

Debati:

Spaho: Procesi i vaksinimi si mjeti i vetëm për t’i dhënë fund pandemisë. Po mendoni të vendosni green pass-it për ambientet publike is kafe e restorant. Jam  skeptik që kjo mund të administrohet, në Tiranë janë 10 mijë bare kafe dhe s’mund t’i vëmë polic që të zbatoje rregullin, për më tepër që kultura e zbatimit të ligjit këtu te ne është e ulët, në 24 orë ne mendojmë si ta thyejmë ligjin jo ta zbatojmë? Pse nuk merren masa për universitetet, hyjnë të gjithë si të vaksinuar dhe të pavaksinuar. Po i kthehen mësimit online? Po pse ky ishte qëllimi vaksinimit? Masat duhet të synojnë penalizmin e të pavaksinuar dhe tu jepet avantazh këtyre të vaksinuarve, por po bëjmë të kundërtën.

Manastirliu: Për të patur një dimër sa më të lehtë lind nevoja për të rritur mbulesën vaksinale sidomos tek të rinjtë, kemi vendosur edhe detyrimin për paraqitjen e greenpass për çdo universitet dhe jemi duke monitoruar më shumë kujdes mbulesën vaksinale. Ka patur rritje të mbulesës vaksinale në universitete por ende nuk është aty ku duhet. Këtu kërkohet një ndërgjegjësim nga ana e të gjithëve, po bashkëpunojmë me universitetet. Në nuk rekomandojmë si bëhet mësimi, por kemi detyrim të themi se kushdo që paraqitet fizikisht duhet të jetë i vaksinuar. Sa i përket greenpass jemi duke e vlerësua seriozisht.


(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edmond spaho ogerta manastiliu edmond spaho ogerta manastiliu

Sondazh

Poll