Politike

SHERR me Bashën, Albana Vokshi ikën nga mbledhja e PD: S’na la të bënim diskutim

8 Nëntor 2021, 13:43 Nga DOSJA
SHERR me Bashën, Albana Vokshi ikën nga mbledhja e PD: S’na la

TIRANË– Deputetja Albana Vokshi ka braktisur mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në fillim të mbledhjes ajo është përplasur sërish me kryedemokratin Lulzim Basha dhe më pas është larguar duke dhënë edhe një prononcim për gazetarët. Lidhur me deklaratën e djeshme të kryedemokratit Lulzim Basha, Vokshi u shpreh se ky i fundit nuk ka folur në emër të Partisë Demokratike.

“Nuk na u la të bënim asnjë diskutim, unë distancohem nga deklaratat e djeshme të Bashës. Nuk i pranoj deklaratat e tij. Ai nuk ka folur në emër të Partisë Demokratike,”- është shprehur Vokshi pas daljes nga takimi.

Përplasja e Vokshit me Bashën ka nisur pasi numri një i PD-së, ka hapur garën për kryetaren e Lidhjen Demokratike të Gruas Shqiptare, post që deputetja e mban që në vitin 2011.

LAJMI KRYESOR: Sherr në mbledhjen e grupit të PD, Vokshi-Bashës: Qëndrimi yt për Berishën s’na përfaqëson ne

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albana vokshi mbledhja e grupit parlamentar te pd albana vokshi mbledhja e grupit parlamentar te pd

Sondazh

Poll