Politike

“Kokëboshët shqiptarë nuk duan të vaksinohen”, Braçe: 90 miliard lekë janë shumë

8 Nëntor 2021, 14:14 Nga DOSJA
“Kokëboshët shqiptarë nuk duan të vaksinohen”,

TIRANË – Ish-zv/kryeministri Erion Braçe qëndroi kritik ndaj efektivitetit të projektbuxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2022. Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë, deputeti i mazhorancës përmendi se 63 miliard lekë para publike dhe 27 miliardë lekë për mbrojtjen sociale janë shifra shumë të larta për të realizuar qëllimet e projektbuxhetit.

Më tej, Braçe u tregua i ashpër edhe ndaj qytetarëve që nuk pranojnë të kryejnë vaksinën duke i quajtur “kokëboshë”. Për sa i përket frikës së bizneseve se mund të goditen ekonomikisht nga propozimi i ministres Manastirliu për lejimin e personave të vaksinuar me çertifikatë vaksinimi, Braçe nuk i mori parasysh.

“63 miliard lekë para publike, por lë mënjanë paranë private, vetëm për funksionin e shëndetësisë janë shumë para. 27 miliard lekë për mbrojtjen socialë prapë janë shumë para. Dhe po t’i vësh në raport këto shuma me shërbimet që janë, nuk anojnë nga shërbimet. Këto janë para që mblidhen nga taksimi i përgjithshëm. Duhet të diskutohet efektiviteti i përdorimit të këtyre parave dhe kush janë programet apo planet që të përdoren siç duhet. 2.7 miliard lekë për vaksinimin, a e mbulojmë të gjithë planin që kemi për imunizimin përmes vaksinimit? Si do e bëjmë të mundur që të bëhet efektiv plani dhe parave që po përdorim? Se t’i blejmë vaksinat e i ti mbajmë në frigoriferë siç po bëjmë? Procesi i vaksinimit do kurajo, s’mund të vërë para një shoqatë baresh e restorante shëndetin publik se do goditen. Po le të goditen, e vetmja gjë që i kërkohet qytetarëve është të bëjë vaksinën, për të hyrë në shkollë, në bare, po kokëboshët shqiptarë nuk duan”, deklaroi deputeti socialist Braçe në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë për diskutimin e projektbuxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll