Politike

‘Meqë s’ka kamera’/ Niko Peleshi:Kemi qindra sulme kibernetike,vendosin edhe “gjoba”

8 Nëntor 2021, 10:13 Nga DOSJA
‘Meqë s’ka kamera’/ Niko Peleshi:Kemi qindra sulme

TIRANË– Shqipëria përballet çdo ditë me dhjetra e qindra sulme kibernetike. Këtë informacion e bëri me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, teksa prezantoi buxhetin për vitin 2022. Duke menduar se komisioni nuk kishte prani dhe kamerave, por që transmetohej live në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, foli lirisht duke shtuar se shumë kompani private kishin marrë edhe “gjoba”. Megjithatë ai shtoi se do të ngrihej agjencia ushtarake e kibernetikës, falë fondit prej 18 milionë dollarë nga SHBA.

Sulmet kibernetike, se nuk e përmenda në fjalën time. Mbase na duket shumë futuriste, edhe unë që jam i fushës nuk e dija. jemi shumë të ekspozuar. Meqë këtu nuk ka edhe kamera…jo, jo s’ka kamera live…mirë le të ketë live. Jemi ende modest në mbrotjen kibernetike. Institucionet private dhe shtetërore kanë dhjetra e qindra sulme të përditshme kibernetike. Ne në mbrojtje kemi një projekt të rëndësishëm. Kam marrë informacione nga Inteligjenca, për disa kompani private, se jo të gjitha e deklarojnë se janë sulmuar, kanë paguar gjoba, kanë paguar dhjetëra mijëra euro me kriptomonedha, se teknologjia e mundëson. Mbrojtja kibernetike është nevojë e të sotmes. Ne do të mundohemi të bëjmë rolin tonë. Janë 18 mln dollarë që do të jetë kontribut i partnerëve amerikanë,”– tha Niko Peleshi.

LAJMI KRYESOR: “Siguria”, Peleshi: Paga rritet me 30%, na duhet mbrotje kibernetike, ka sulme

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni per sigurine 8 nentor 2021 niko peleshi komisioni per sigurine 8 nentor 2021 niko peleshi

Sondazh

Poll