Politike

Rindërtimi në Thumanë, komentuesi i shqetësuar për borxhin, Rama: Buzëqesh!

7 Nëntor 2021, 17:41 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentues të tij lidhur me ndërtesat e ngritura në Thumanë. Teksa Rama reklamon ndërtesta e rindërtuara në një nga zonat më të prekura prej tërmetit të vitit 2019, komentuesi i ka shtruar një pyetje lidhur me fondet e kostot e investimit. Komenti ka marrë vëmendjen e Ramës, i cili ka sqaruar se në Thumanë është investuar nga buxheti i shtetit, Elvis Naçi dhe Behxhet Pacolli. Në fund i ka dhënë edhe një këshillë.

BISEDA ME KOMENTUESIN:

Komentuesi: Shum bukur por desha me pyet kto lek qe jan mare nga bota jan mare kredi apo bota i ka fal .nese jan mare kredi do paguhen me taksat e popullit .dhe ka shum njerz qe nuk kan strehim dhe kto pa pas shpi per vete do pagujn per shtepit e te tjereve a esht e drejt kjo.pra meqenese i ke hy kesaj pune zgjidhe krejt problemin e strehimit si atij qe ja ka prish termeti si atij qe ska fare shtepi se illoj esht halli.

Edi Rama: Çfare shikon ketu nuk ka asnje lek nga bota qe ta dish, jane te gjitha leket e buxhetit te shtetit, plus kontributi i Elvis Naçit per banesat individuale dhe Bexhet Pacollit per nje pallat, keshtu qe mos u shqeteso per borxhin e kije parasysh qe nuk ka qeveri ne bote pa borxh, ashtu sikunder s’duhet harruar qe s’te jep kush borxh kur nuk ke mundesi ta shlyesh, prandaj mos ua ver veshin kukuvajkave po kur sheh nje pune te mire buzeqesh

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rindertimi ne thumane thumane edi rama rindertimi ne thumane thumane

Sondazh

Poll