Politike

‘Foltorja’/ Kryetarja e degës së FRPD: Pyetjet që s’i drejtova dot Berishës

7 Nëntor 2021, 16:11 Nga DOSJA
‘Foltorja’/ Kryetarja e degës së FRPD: Pyetjet që

TIRANË– Aida Qoqja, kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dega 8 në Tiranë ka bërë një postim sqarues lidhur me aksionin e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Qoqja, e pranishme sot në takimin e “Foltores” me të rinjtë tek Amfiteatri, shpjegoi se nuk kishte mundur që të shtronte pyetjet e saj për Berishën. Ndaj dhe kishte vendosur që t’i ndante në rrjete sociale, duke shprehur shqetësim lidhur me qëllimet e Berishës ndaj PD-së.

“Pse doktori e thirri “foltoren” pikerisht pas pezullimit te tij nga grupi parlamentar? Fill pas kesaj filloi te akuzonte zotin Basha si peng te Rames !?!? Nese PD i paska patur keto probleme me pare, pse z. Berisha nuk e beri me pare kete levizje? Nese PD-ja na qenka kaq e shenjte per të, perse na shtyne drejt nje fryme anti amerikane? A nuk do te ishte me e drejte te perballej per te drejten e tij duke mos e ngatërruar PD dhe te krijonte perçarje, pasi ne kemi nevoj me shume se kurre per te qene bashke? A nuk do te ishte me e hijshme dhe fisnike qe ne te vazhojme ta admirojme si lider qe sakrifikon interesat e tij personale per PD?,”-shkruan ajo në postimin e saj.

Ndërkohë që ende ky postim duket se nuk ka marrë vëmendjen e ish-kryeministrit, i cili është gjithashtu shumë aktiv në të njëjtin rrjet social. Megjithatë në “Foltoret” e tjera nëpër Shqipëri, Berisha në mënyrë të tërthortë është përgjigjur, duke premtuar se beteja e nisur nuk është për të.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike showbiz aida qoqja aksioni iioni sali berisha aida qoqja aksioni iioni sali berisha

Sondazh

Poll