Politike

Foltorja me të rinjtë, Këlliçi: FRPD është themeli i PD, nuk e harrojmë historinë

7 Nëntor 2021, 12:07 Nga DOSJA
Foltorja me të rinjtë, Këlliçi: FRPD është

TIRANË- Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi e ka nisur fjalën e tij në Foltoren me të rinjtë në Tiranë me një falenderim për të gjithë ata që kanë marrë pjesë. Këlliçi tha se FRPD-ja janë themeli i Partisë Demokratike dhe se ata nuk do e harrojnë kurrë historinë e PD-së dhe të liderit historik Sali Berisha. Në fjalën e tij, i gjithashtu tha se kushdo që vë shenjë barazimi mes njerëzve që rrëzuan diktaturën dhe atyre që krijuan narkoshtetin po bën një gabim të madh.

“Dua ta nis fjalën time me një falendrim të çdo të riu të FRPD që nuk kanë lënë asnjë rrugë, lagje e pallat për të sjellë PD në pushtet, e kështu të sjellim shpresën e shqiptarëve. Mandati im nuk është i përjetshëm por FRPD është anëtarë e të gjithë organizatave europiane të rinisë.

Jemi themeli i shtëpisë tonë, Partisë Demokratike. Ju jeni ata që nuk e harrojme historinë e Partisë dhe të Liderit Sali Berisha. Kushdo që vë një shenjë barazimi midis atyre që rrezuan diktaturën dhe atyre që krijuan narkoshtetin gabon shumë. Partia Demokratike është partia e fjalës së lirë. Dita që të flsini ju e jo unë. Ju falenderoj përjetësisht,’ tha Këlliçi.

LAJMI KRYESOR: VD-Berisha ‘rikthen’ Foltoren në Tiranë! Mbledh të rinjtë në Akademinë e Arteve

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike aksioni i berishes belind këllçi foltorja per pd frpd sali berisha aksioni i berishes belind këllçi foltorja per pd frpd sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 7 Nëntor 2021, 12:33

Berisha mban ‘Foltoren’ e radhës në Pogradec!

TIRANË- Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Mariela Shkurta në ‘Foltoren për PD’ ka bërë me dije se takimi i radhës do të jetë në qytetin e Pograd...