Politike

‘Foltorja’/ Glauk Olldashi: Të frymëzojmë shqiptarët të sjellim PD në pushtet

7 Nëntor 2021, 12:40 Nga DOSJA
‘Foltorja’/ Glauk Olldashi: Të frymëzojmë

TIRANË– Ditën e sotme në foltoren e mbajtur nga Sali Berisha me të rinjtë në Tiranë, ishte i pranishëm dhe djali i ish-ministrit dhe deputetit të ndjerë të PD-së Sokol Olldashi. Ai mori fjalën në fund të foltores, për të shprehur se duhen frymëzuar shqiptarët që të sjellin PD në pushtet. I riu tha se duhet mundur ky model autoritar e se ka besim se do të hapin partinë dhe të përfaqësojnë denjësisht demokratët.

“Nuk dua të ndalem në problemet e brendshme që kemi në partinë tonë pasi janë shumë dhe janë diskutuar më parë. Ajo që dua të them është se duam të vijmë në pushtet për shqiptarët dhe për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë. Jemi kundër një modeli socialist dhe autoritar. Ne që ta mundim këtë model autoritar nuk mund ta mundim me një PD autoritare. Duhet t’i ruajmë vlerat tona dhe t’i zbatojmë ato. Kam besimin se do arrijmë të hapim partinë dhe t’i përfaqësojmë demokratët kudo ku janë. Duhet të frymëzojmë të gjithë shqiptarët që të sjellim PD në pushtet. Nuk ka kush t’i përfaqësojë vlerat e PD sesa forumi i Partisë Demokratike”, deklaroi Glauk Olldashi.

LAJMI KRYESOR: ‘Foltorja’ në Tiranë! Berisha: Bashën do ta heqim! Kyçet në zyrë, të debatojë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike foltorja per pd glauk olldashi foltorja per pd glauk olldashi

Sondazh

Poll

Politike 7 Nëntor 2021, 12:33

Berisha mban ‘Foltoren’ e radhës në Pogradec!

TIRANË- Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Mariela Shkurta në ‘Foltoren për PD’ ka bërë me dije se takimi i radhës do të jetë në qytetin e Pograd...