Politike

Pas akademisë së barinjve, Krifca paralajmëron dhe të fermerëve?

7 Nëntor 2021, 13:36 Nga DOSJA

TIRANË– Profili i një fermeri nga Lezha, i ndarë në ‘Facebook’ nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, hedh dyshime se mos ministria është duke krijuar dhe një akademi të re, përpos asaj të barinjve. Fermeri i cili quhet Kol Ndoci, shihet në pamjet e ndara nga vetë ministrja me fletore dhe stilolaps, duke mbajtur shënime, i cili lë përshtypjen e nisjes së akademisë për fushën ku ai vepron.

POSTIMI i ministres i ndarë në ‘Facebook’

Profil Fermeri Kol Ndoci, agronom prej 44 vjetësh, hero dhe fermer. Nuk e konsideron vetëm punë angazhimin me vreshtin, por dije dhe pasion që e motivonçdo ditë të bëjë më mirë. Kola gjithashtu shkruan bukur dhe artikulon qartë mendimet e tij për zhvillimin në bujqësi.Prej vitit 1997 vreshti nuk është trajtuar me asnjë pleh kimik dhe është çertifikuar si fermë organike.Ka mbi 5 dynym ku prodhon mesatarisht rreth 60 kv në vit, sasi e cila shitet në kantinë. Dëshiron shumë që të fillojë të prodhojë vetë verë biologjike.“Shqipnia asht i ven që i ka tana munsitë me ba bujqsi t’mirë, vnesht dhe çdo gja”.Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Për profesionin e bariut Krifca u shpreh se është i vështirë e jo kushdo mund ta kryejë, ndaj duhet hapur akademia. Nuk dihet nëse dhe për akademinë e fermerëve mund të ndajë të njëjtin mendim.

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca njoftoi dy ditë më parë se do të hapet një Akademi për të rinjtë që dëshirojnë të marrin profesionin e bariut. Kjo akademi ka shkaktuar shumë reagime në rrjet, nga opozita si dhe është shëndërruar menjëherë në meme online. Nuk dihet nëse ‘pre’ e memeve do të jenë dhe fermerët që mund të jenë pjesë e një akademie të mundshme.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike akademi per barinjte akademi per fermeret frida krifca akademi per barinjte akademi per fermeret frida krifca

Sondazh

Poll

Politike 7 Nëntor 2021, 12:33

Berisha mban ‘Foltoren’ e radhës në Pogradec!

TIRANË- Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Mariela Shkurta në ‘Foltoren për PD’ ka bërë me dije se takimi i radhës do të jetë në qytetin e Pograd...