Politike

Berisha: Basha sillet sikur ka studiuar në Korenë e Veriut

7 Nëntor 2021, 11:42 Nga DOSJA
Berisha: Basha sillet sikur ka studiuar në Korenë e Veriut

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh ditën e sotme për kryedemorkatin Lulzim Basha se sillet si një person që ka studiuar në Korenë e Veriut. Këtë deklaratë ai e tha për shkak të vendimit që Basha ka marrë për zgjedhje të reja në FRPD dhe në forumin e gruas. Më tej, ish lideri historik i Partisë Demokratike kërkoi nga Basha që të vijë përballë të rinjve dhe të debatojë.

‘Pemkryetari ka humbur çdo lloj morali dhe së fundmi është vërsulur ndaj organizatës tuaj dhe asaj të grave demokrate, në një hakmarrje të turpshme, primitive. Vendi i tij, nëse do të ishte burrë, do të ishte sot para jush, këtu me Belindin, Rigelsin, mua, në një debat të hapur. Por i kyçur në zyrën e tij, jep urdhra me telefon për uzurpimin e FRPD-së, organizatën e grave. Forumi juaj ka statutin e tij, është i anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, forumi juaj nuk është pronë. Forumi juaj është kompetencë e juaja ekskluzive. Do të jeni juaj që do të zhvilloni procesin zgjedhor, do të jeni ju që do të zgjidhini se si do ti zgjidhi drejtuesit. Kryetari pa partia e ka kapur frika dhe tani është njeriu më i pashpresë. Ju sugjeroj ta ftoni në një debat, të mos fshihet, të dalë ballë për ballë dhe të mësojë nga ju abc-në e demokracisë, pasi po sillet sikur është shkolluar në Korenë e veriut dhe jo në Hollandë.Unë kërkoj ndihmën dhe mbështetjen tuaj, ne kemi vetëm një qëllim ta bëjmë PD shtëpinë e lirisë për demokratët shqiptarë. Të rikthejmë votën, forumet në PD që kryetari i shkelmon. Të vendosim pavarësinë e FRPD-së dhe Lidhjes së Gruas, që është e vërtetë se janë mbështetës të programit të PD-së, por janë të pavarur’– tha Berisha.

LAJMI KRYESOR:‘Foltorja’ në Tiranë!Berisha: Basha të shkarkohet me votat e anëtarësisë!Do ta heqim

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike foltorja per pd lulzim basha sali berisha foltorja per pd lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 7 Nëntor 2021, 12:33

Berisha mban ‘Foltoren’ e radhës në Pogradec!

TIRANË- Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Mariela Shkurta në ‘Foltoren për PD’ ka bërë me dije se takimi i radhës do të jetë në qytetin e Pograd...