Politike

Ndotja në bregdet, Rama: Do ketë penalitete, gjoba shumë të larta

7 Nëntor 2021, 13:14 Nga DOSJA
Ndotja në bregdet, Rama: Do ketë penalitete, gjoba shumë të

VLORË– Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të gjithë ata që ndotin në bregdet se do të përballen me gjoba të larta. Teksa ndodhej në Orikum, pas prezantimit të planit Kombëtar të Veprimit për pastrimin e vijës bregdetare, Rama u shpreh se ndotësit më të mëdhenjë në zonat bregdetare janë hotelet, restorantet, fabrikat të cilar prodhojnë shumë mbeturina.

“Do hyjmë me penalizimet, se edhe njerëzit e kërkojnë këtë gjë. Që kush ndot do penalizohet. Penalizimi kryesor duhet të vijë nga ndotësit kryesore, që janë subjektet private, hotelet, restorantet, fabrikat. Të gjithë ata që ushtrojnë aktivitete që prodhojnë më shumë mbeturina. Ata që janë aktivë gjatë sezonit të verës do ketë gjoba shumë të larta, por edhe për individët duhet të ketë gjoba të larta. Duhet të kemi një nivel tjetër zbatimi. Është e rëndësishme të përfshihet me më shumë përgjegjshmëri Policia e Shtetit. Është e çdo punonjësi policie të jetë syri i shtetit, dhe pastaj inspektorët përkatës të bëjnë punën e tyre. Nëse do ti qëndrojmë fort këtij plani do ta vëmë në vijë dhe do ta bëjmë të pakthyeshëm. Puna është ta bëjmë të pakthyeshëm, se s’mund të jetë hajde ne pastro dhe hajde të tjerët ndot. Subjektet private duhet të informohen për një kalendarë se kur duhet ti nxjerrin mbetjet, ku duhet t’i lënë mbetjet, dhe të monitorohet që të bëhet konstante” tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama gjoba per ndotesit edi rama gjoba per ndotesit

Sondazh

Poll

Politike 7 Nëntor 2021, 12:33

Berisha mban ‘Foltoren’ e radhës në Pogradec!

TIRANË- Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Mariela Shkurta në ‘Foltoren për PD’ ka bërë me dije se takimi i radhës do të jetë në qytetin e Pograd...