Politike

Ndryshim plani? Berisha: Shkarkimi i Bashës duhet të bëhet me votat e anëtarësisë

7 Nëntor 2021, 13:05 Nga DOSJA
Ndryshim plani? Berisha: Shkarkimi i Bashës duhet të bëhet me

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme përballë të rinjve në ‘Foltoren’ në Tiranë se shkarkimi i Kryedemokratit Lulzim Basha duhet bërë me votën e anëtarësisë. Ish-lideri historik i Partisë Demokratike tha se përveç Kuvendit, largimi i Bashës mund të kryhet dhe në këtë mënyrë pasi ai është zgjedhur fillimisht me votat e anëtarësisë.

‘Kuvendi i ka të gjitha fuqitë të shkarkimit të kryetarit dhe fuqi tjetër. Unë mendoj se Kuvendi përgjigjen e parë do të japë, ndryshimet e thella statutore. Dhe meqënëse se kryetari është zgjedhur me votën e anëtarësisë, shkarkimi i Lulzim Bashës, mendoj unë përveç se nga Kuvendi, duhet të bëhet me votën tuaj në të gjithë Shqipërinë‘- u shpreh Berisha, duke e lënë të hapur këtë mundësi e cila do të sjellë një ndryshim plani.

Nuk dihet nëse kjo deklaratë e thënë nga Berisha do futet në zbatim, mirëpo të rinjtë po ashtu kërkuan që votimi të bëhej me vota, duke e hedhur me votim live gjatë ‘Foltores’ se kush ishte pro e kundër.

LAJMI KRYESOR: ‘Foltorja’ në Tiranë! Berisha: Bashën do ta heqim! Kyçet në zyrë, të debatojë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike foltorja per pd lulzim basha sali berisha foltorja per pd lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 7 Nëntor 2021, 12:33

Berisha mban ‘Foltoren’ e radhës në Pogradec!

TIRANË- Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Mariela Shkurta në ‘Foltoren për PD’ ka bërë me dije se takimi i radhës do të jetë në qytetin e Pograd...