Politike

Zgjedhjet në FRPD, Berisha: Hakmarrje! Basha kyçet në zyrë, jep urdhëra nga telefoni

7 Nëntor 2021, 11:31 Nga DOSJA
Zgjedhjet në FRPD, Berisha: Hakmarrje! Basha kyçet në

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e quan hakmarrje vendimin për zgjedhje të reja në FRPD. Kështu e quajti ish-kryeministri këtë vendim gjatë ‘Foltores’ së sotme që u zhvillua në Tiranë, në ambientet e Akademisë së Arteve. Berisha shtoi më tej duke thënë se Basha kyçet në zyrën e tij dhe merr vendime të tilla me anë të telefonit.

‘Kemi probleme të forta të brendshme të PD. Del kryetari , dha urdhër, çdo lloj morali që drejtues dhe së fundmi është vërsul ndaj organizatës suaj dhe të grave demokrate, si një hakmarrje e turpshme dhe primitive. Po të ishte burrë do të ishte sot para jush, duhet të ishte këtu me Belindin, mua në një debat të hapur. Por i kyçur në zyrën e tij, jep urdhëra me telefonl. Uzurpimin e grave dhe të rinjve. Forumi juaj ka drejtuesit e vet, themelimin e tij, forumi juaj nuk është pronë.‘-u shpreh Berisha.

LAJMI KRYESOR: VD-Berisha ‘rikthen’ Foltoren në Tiranë! Mbledh të rinjtë në Akademinë e Arteve

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike berisha ne tirane foltorja per pd sali berisha berisha ne tirane foltorja per pd sali berisha

Sondazh

Poll