Politike

Rama: Në komente të gjithë janë ambientalistë, mos zbrazni pushkën në FB

7 Nëntor 2021, 10:05 Nga DOSJA
Rama: Në komente të gjithë janë ambientalistë, mos

VLORË– Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Vlorë në kuadër të planit të veprimit të pastrimit rrënjësor të Shqipërisë. Aksioni i cili nisi ditën e sotme në Pyllin e Sodës, do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit. Rama kërkoi nga qytetarët që të jenë më patriotë dhe të pastrojnë vendin e jo të komentojnë në rrjetet sociale negativisht.

‘Gjithë këto plehra këtu nuk i ka sjellë një forcë e mbinatyrshme, janë një ndotje e gjithë neve së bashku. Nëse secili të mos e hedhë një shishe, apo secili që vjen me familjen, të marrë me vete ato mbetje që prodhon, atëherë ne nuk do turpëroheshim të gjithë nga ky vend i mrekullueshëm, që na e kanë zili shumë por jemi në arsyeja se përse lëmë një shije të hidhur për ata që e vizitojnë. Më bën përshtypje se i ndjek qytetarë në rrjetet sociale, kur vjen puna për komente të gjithë janë ambientalistë. Kur mendo sa pak janë, jo vetëm me fjalë por me sjellje, duhet gjtihkush të kthehet nga vetja. Të jesh patriot nuk do të thotë të zbrazësh pushkë në FB, e të luftosh për atdheun duke komentuar nga kafeneja ose nga shtëpia.’– tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama ne vlore edi rama rama ne vlore

Sondazh

Poll