Politike

AFATI! Rama: Brenda 1 ore në fund të ditës të grumbullohen mbetjet, bizneset nuk…

7 Nëntor 2021, 10:20 Nga DOSJA
AFATI! Rama: Brenda 1 ore në fund të ditës të grumbullohen

VLORË– Kryeministri Edi Rama u ka vendosur të gjitha bizneseve dhe Bashkive limite për sa i përket grumbullimit të mbetjeve. Bizneseve që veprojnë në bregdet, Rama u kërkon që të mos nxjerrin jashtë mbetjet e tyre. Ndërsa Bashkive, Rama u ka vendosur një afat për grumbullimin e mbetjeve. Sipas kreut të qeverisë, Bashkitë duhet që në fund të ditës, përgjatë 1 ore të bëjnë mbledhjen e mbetjeve.

‘Nuk do tolerohet asnjë biznes në bregdet që nuk do nxjerrë mbetjet e veta të paketuara përpara zonës ku bën aktivitetin në një orë të caktuar. Bashkitë duhet të organizohen që brenda 1 orë ne fund të ditës të grumbullojë të gjitha mbetjet, nuk do lejohen thasë të zinj mbetjesh të hedhur të kazani. Këto nuk janë për bizneset por për konsumin indivdual. Për këtë paralelisht me incentivat. Kemi dhe fondin e inkurajimit, për bashkitë që bëjnë punën me sukses, duke ua rikthyer atë që shpenzojnë për pastrimin.’– tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama ne vlore edi rama rama ne vlore

Sondazh

Poll