Politike

‘Punën e kryen për 3 minuta’/Rama ‘këshillon’ Lelin për pastrimin: Me qese në dorë..

7 Nëntor 2021, 10:29 Nga DOSJA
‘Punën e kryen për 3 minuta’/Rama

VLORË– Kryeministri Edi Rama i dha disa leksione kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Lelit për pastrimin e qytetit. Ai i tha se me një qese në dorë, disa persona mund ta pastrojë Pyllin e Sodës për 3 minuta. Rama e konsideron qytetin e Vlorës si një model të shëmtuar për sa i përket mjedisit, ndryshe nga disa sektorë të tjerë, të cilët i radhiti para të pranishmëve.

‘Vlora për fat të keq, në vend të ishte model, pasi siç është bërë model për transformimit, pikave të tërheqjes së turistëve, rritjen e aktivitetit të biznesit të vogël, rritjen e të ardhurave, është modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin dhe indiferencën lapidare të bashkisë që është bashkëabuzuese me njerëzit. Ky është një pyll bashkë me ata që janë përgjegjës në bashki mund ta bëjnë me makinë për tre minuta nga hyrja në dalë. Mjafton kryetari i bashkisë me 5 veta të tjerë me një qesë në dorë çdo ditë duke u thënë qytetarëve “mos na ktheni më këtu”, që pylli i Sodës të bëhet një vend ku askush nuk hedh më mbetje”- tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dritan leli edi rama rama ne vlore dritan leli edi rama rama ne vlore

Sondazh

Poll