Politike

Nëse anëtarësohemi në BE a do të ketë më ‘Open Balkan’? Rama: Jo, s’është nevoja

6 Nëntor 2021, 16:58 Nga DOSJA
Nëse anëtarësohemi në BE a do të ketë më

TIRANË– “Open Balkan” nuk do të ekzistojë më nëse Shqipëria futet në Bashkimin Evropian. Këtë gjë tha kryeministri Edi Tama.

Në një intervistë me gazetaren Nisida Tufa në “Kjo Javë”, Rama tha se nuk do të ekzistojë më kjo nismë, pasi kur të anëtarësohemi në BE, Ballkani do të jetë i hapur dhe çdo gjë do të jetë e realizuar.

“Po i gjithë Bashkimi Europian është një “Open Space”, kështu që nëse ne anëtarësohemi në BE nuk kemi nevojë më për të patur Open Balkan sepse do të jetë gjë e realizuar, pra Ballkani do të jetë i hapur,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bashkimi evropian edi rama open balkan bashkimi evropian edi rama open balkan

Sondazh

Poll