Aktualitet

Historiku i përplasjeve/ Tritol banesës së Albert Taullaut në Lushnje, njëri vëlla iu vra nga banda e Aldo Bares, tjetrit

7 Qershor 2019, 09:03 Nga DOSJA
Historiku i përplasjeve/ Tritol banesës së Albert Taullaut

LUSHNJE- Një shtëpi është shpërthyer me tritol mbrëmjen e djeshem në qytetin e Lushnjes. Ngjarja ndodhi në lagjen “Loni Dhamo” dhe mësohet se pronari i banesës është Alberti Taullau.

Brenda në banesë nuk ndodhej askush, pasi Taullau është larguar me familjen jashtë vendit prej disa muajsh.

Berti Taullau është vëllai i Saimir Taullaut, të cilit i bënë atentat në muajin nëntor të vitit 2018. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Kush është Saimir Taullau? Historiku i përplasjeve:

Saimir Taullau është njeri shumë i afërt me Laert Haxhiun, kundërshtarin e betuar të nipit të Aldo Bares. Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, vëllai i Berti dhe Saimir Taullaut, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares.

Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnjë. Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Aldo Bare dhe Taullau shpesh herë përplaseshin në Itali për trafikun e drogës. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albert taullau baki taullau perplasja me aldo baren saimir taullau shperthimi ne lushnje albert taullau baki taullau perplasja me aldo baren saimir taullau shperthimi ne lushnje

Sondazh

Poll