Aktualitet

I derdhi bojë në kokë rektorit të Shkodrës/ Studentja flet pas “hakmarrjes”: S’më lë takim, do e ankimoj (Vendimi)

7 Qershor 2019, 08:04 Nga DOSJA
I derdhi bojë në kokë rektorit të Shkodrës/ Studentja

SHKODËR– Këshilli i Etikës në Universitetin e Shkodrës ‘Luigj Gurakuzi’ ka vendosur masën disiplinore të pezullimit të vitit shkollor për studenten Pranvera Paçi, e cila i derdhi bojë në kokë rektorit Adem Bekteshi.

Kështu studentja e Drejtësisë do të duhet që të përsërisë vitin akademik për shkak se nuk do të lejohet të hyjë në provimet e fund vitit. “Veprimi i saj u pa sa provokativ, aq edhe denigrues për veprimtarinë e organit që vlerëson çështjet që cënojnë dhe bien në kundërshtim me rregullat e Etikës së Universitetit”-thuhet në dokumentin e Këshillit të Etikës.

Në lidhje me këtë vendim ka folur edhe studentja për Dosja.al e cila shprehet se ka lënë takim me rektorin por ai nuk do ta takojë. Ajo shprehet se nuk ka asgjë personale me rektorin por me punën e tij në fakultet dhe  thekson se vendimin do ta ankimojë.

Ngjarja ku studentja e vitit të tretë Bachelor në degën Juridik, hodhi bojë mbi rekotorin ndodhi në datën 10 maj.

Lidhur me gjestin studentja u shpreh se e kishte bërë pas anulimit të takimit me Zv. ndihmës Sekretarit të Shtetit amerikan, i cili do vinte në Shkodër për të diskutuar me ta lidhur me problemetikat e tyre.

(j.v/k.m/dosja.al)

Video:

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adem bekteshi pranvera paçi shkoder studentja i derdh ne koke boje rektorit adem bekteshi pranvera paçi shkoder studentja i derdh ne koke boje rektorit

Sondazh

Poll