Aktualitet

Brenda çadrave në Qafzës të Korçës, dyshekë mbi barishte, lagështirë dhe mungesë higjiene, banorët me sytë nga shtet

7 Qershor 2019, 07:38 Nga DOSJA
Brenda çadrave në Qafzës të Korçës,

Korçë- Qytetarët e Korçës  javët e fundit janë tronditur nga lëkundjet e njëpasnjëshme të tërmeteve. Banorët e fshatrave Floq, Qafzës dhe Vidohovë humbën shtëpitë dhe tashmë kanë ngelur në qiell të hapur. Rreth 200 banorët i mbajnë sytë nga shteti për të marrë ndihmë pasi tashmë kanë ngelur pa asgjë. Rreth 70 prej tyre  janë strehuar në çadra që ndodhen në fshatin Floq të Korçës.  Kryeministri Edi Rama iu ka premtuar atyre se shtëpitë do të ndërtohen brenda verës.

Por si është realisht gjendja e tyre? 

Dosja.al ka siguruar pamje nga brenda çadrave të ushtrisë në Qafzës dhe Floq ku janë strehuar banorët. Siç shihet qartë edhe në pamjet e mëposhtme dyshekët ku flenë banorët janë vendosur në tokë, mbi barishte, ku nuk mungon edhe lagështira. Theksojmë se temperaturat gjatë natës janë  të ulëta, lagështira prezente dhe ka mungesa higjienës ua bëjnë jetën shumë të vështirë banorëve.

Një problem tjetër është se në një çadër janë strehuar mbi 10 banorët, të cilët flenë të shtretër të përbashkët. Po kështu ka vetëm dy banjo, të cilat ndodhen pak larg çadrave, të cilat janë të pamjaftueshme për këtë numër banorësh.

Banorët janë me shpresën se do të largohen nga më shpejt nga strehimi, që në fakt nuk plotëson kushtet minimale.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dyshekë mbi barishte në floq kushtet brenda çadrave në floq termet ne korce dyshekë mbi barishte në floq kushtet brenda çadrave në floq termet ne korce

Sondazh

Poll