Aktualitet

Akuzohet se ngacmoi nxënësen 11-vjeçare, flet mësuesi: Hakmarrje nga ish-krushka

7 Qershor 2019, 07:41 Nga DOSJA
Akuzohet se ngacmoi nxënësen 11-vjeçare, flet mësuesi:

TEPELENË– Flet për herë të parë mësuesi 63-vjeçar me iniciale M.D., i akuzuar për ngacmim seksual nxënësen e tij të mitur.

Mësuesi nga fshati Muçodemaj në Bashkinë Memaliaj i akuzuar për ngacmim seksual ndaj nxënëses së vet 11 vjeçare, ka treguar me detaje versionin e tij. 

Sipas tij, ai ka qëndruar në heshtje të plotë për thuajse një vit pasi ka dashur që organet hetimore të bëjnë punën e tyre pa u ndikuar qoftë nga ndonjë deklaratë momentale e tij.

63-vjeçari e quan ngjarjen tërësisht një inskenim që ka pasur për qëllim të diskretitojë atë dhe aq më tepër që prindërit e nxënëses së tij, janë keqpërdorur në këtë histori duke akuzuar ish-krushkën e tij.

Gjatë rrëfimit të tij, mësuesi ka pranuar se ka raporte miqësore me familjen e nxënëses 11 vjeçare dhe dyshon se ata janë përdorur nga ish-krushka e tij që jeton në Sarandë, e cila kërkon të hakmerret për një kurorë të prishur. 

“Ka qënë ajo që vuri në alarm Besnik Muçodemin dhe bashkëshorten e tij (prindërit e fëmijës) duke inskenuar një skemë hipotetike ngacmimi seksual nga unë karshi fëmijës së tyre. Përmes telefonatës anonime, u zbulua autorësia që ishte ish-krushka e ime e cila vendosi një alarm të rremë,” -shprehet ish-mësuesi.

Akuza nuk është bërë nga vajza por nga një telefonatë anonime. Ata e kanë dhunuar vajzën që të thotë se është ngacmuar nga unë. Inskenim që kanë qëllim të më diskretitojnë,”-shprehet mësuesi.

Në rrëfimin e tij, 63-vjeçari  hedh akuza edhe mbi avokatin Idajet Beqiri, i cili mbron palën e vajzës 11-vjeçare.

“Nëse do të isha person problematik, do të isha identifikuar si i tillë edhe kur kam qenë mësues i të atit të fëmijës 11 vjeçare, apo edhe i fëmijëve të tjerë të tij. Kam besim të plotë tek drejtësia dhe shpresoj që kjo ngjarje të zbardhet deri në fund për të identifikuar autorët e këtij inskenimi të turpshëm që kam kaluar dhe që nuk i ka pasur të pakta pasojat tek unë apo familjarët e mi,”– tha 63-vjeçari.

Një vit më parë mësuesi u arrestua me akuzën se kishte përdhunuar nxënësen e tij. Më pas u ndryshua akuza në ngacmim seksual dhe po hetohet në gjendje të lirë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besnik mucollari memaliaj ngacmim seksual besnik mucollari memaliaj ngacmim seksual

Sondazh

Poll