Aktualitet

Ulëz/Shkrumbohen nga flakët dy makinat e kryetares së PD-së, Kalthi: Kemi frikë, mund të më vrasin. PD: E bënë bandat e

7 Qershor 2019, 06:32 Nga DOSJA
Ulëz/Shkrumbohen nga flakët dy makinat e kryetares së PD-së,

Mat– Gjatë natës janë shkrumbuar nga flakët dy makinat e kryetares së PD-së në Ulëz të Matit, Gjelina Kalthit. Mësohet se dy makinat janë në pronësi të kryetares së PD Ulëz, e cila  njëkohësisht është edhe administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat. Makinat janë shkrumbuar pranë banesës së saj në orët e para të mëngjesit të sotëm edhe pse nuk kanë qenë afër njëra-tjetrës.

Në lidhje me këtë ngjarja ka folur edhe vetë Kalthi e cila është shprehur se ngjarja është e qëllimshme dhe se ka frikë për jetën.

“Ne ishin në një grup seksioni të PD-së ku po diskutonim për protestën. Në orën 12 të natës vij në shtëpi, parkoj makinën. Si gjithmonë dy makinat kanë qenë në parkimin e qytetit. U futëm në shtëpi në orën 2 e 30 na njoftojnë komshinjtë se të janë djegur makinat. Momentalisht nuk e mbledh dot veten, kur pashë atë ngjarje, veç më bie ndërmend vetëm krimi që po merr force në këtë vend. Unë për shkak të detyrën nuk kam asnjë lloj konflikti. Unë jam edhe kryetare e PD-së. Një ditë para protestës ndodh kjo. Protestojmë për të drejtat tona. Dyshimi ngelet politikisht, na i bënë për të na demoralizuar. Mua nuk më ulin moralin sot, ata edhe mund të më vrasin por unë nuk tërhiqem, nesër me shpenzimet me mua unë do të çojë njerëzit në protestë. Kemi frikë për jetën “, u shpreh ajo.

Ndërsa burri i saj, Fran Kalthi është përgjegjës i një kompanie të Policisë Private dhe mohon që të ketë konflikte që mund të kenë sjellë djegien e makinave të bashkëshortes së tij. Dyshohet se ngjarja mund të jetë e qëllimshme. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Në datën 07.06.2019, rreth orës 02:40, është marrë njoftim se në Ulëz, janë  djegur pjesërisht dy automjete, në pronësi të shtetasit F.K. të parkuara pranë banesës së tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjen dy makinat e kryetares së pd-së gjelina kalthi digjen dy makinat e kryetares së pd-së gjelina kalthi

Sondazh

Poll