Aktualitet

Zgjedhjet e qershorit/ Porositen 3.6 milion copë, anëtari i KQZ, Skënderi: Po printohen fletët e votimit

7 Qershor 2019, 07:10 Nga DOSJA
Zgjedhjet e qershorit/ Porositen 3.6 milion copë, anëtari i KQZ,

TIRANË– Nis printimi i fletëve të votimit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Lajmin e bën të ditur anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi.

Me anë të një statusi në Facebook, Skënderi shkruan se në total për t’u printuar janë miratuar 122 fletë votimi,61 për Kryetar dhe 61 për Këshilla.

“Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dje në mbrëmje përfundoi miratimin e tē gjitha fletëve të votimit për kryetar dhe këshillat lokale.Në total janë 122 fletë votimi,61 për Kryetar dhe 61 për Keshilla. Nga sot ka filluar prodhimi dhe printimi i fletëve të votimit,”-shkruan Skënderi.

Postimi i plotë:

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dërguar modelet kompanisë Cetis në Slloveni, e cila për 600 milionë lekë të vjetra do të printojë plot 3 606 815 fletë votimi.

Zgjedhjet lokale janë parashikuar në 30 qershor dhe një pjesë e madhe e opozitës nuk është regjistruar në to. PD dhe koalicioni i saj janë shprehur se nuk do të lejojnë zgjedhjet, pasi i konsiderojnë si farsë. Ndërkohë që maxhoranca është shprehur e bindur se këto zgjedhje do të zhvillohen sipas datës që janë dekretuar më herët nga Presidenti i Republikës.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kompania cetis nis printimi i fleteve te votimit zgjedhjet lokale 2019 kompania cetis nis printimi i fleteve te votimit zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll