Aktualitet

Iu dogjën gjatë natës makinat, flet kryetarja e PD-së Ulëz: Mund të më vrasin, kemi frikë për jetën

7 Qershor 2019, 06:55 Nga DOSJA
Iu dogjën gjatë natës makinat, flet kryetarja e PD-së

Mat-Gjatë natës janë djegur makinat e kryetares së PD-së në Ulëz të Matit. Mësohet se dy makinat  janë në pronësi të kryetares së PD Ulëz njëkohësisht administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat, Gjelina Kalthi.

Për këtë ngjarje ka folur vetë ajo, e cila është shprehur se makinat ia kanë djegur qëllimisht. Gjatë natës janë djegur makinat e kryetares së PD-së në Ulëz të Matit. Mësohet se dy makinat  janë në pronësi të kryetares së PD Ulëz njëkohësisht administratore e kësaj njësie për Bashkinë Mat, Gjelina Kalthi.

Për këtë ngjarje ka folur vetë ajo, e cila është shprehur se makinat ia kanë djegur qëllimisht dhe se ka frikë për jetën. Ajo ka theksuar se nuk dorëzohet dhe nesër do të jetë në protestën e opozitës.

“Ne ishin në një grup seksioni të PD-së ku po diskutonim për protestën. Në orën 12 të natës vij në shtëpi, parkoj makinën. Si gjithmonë dy makinat kanë qenë në parkimin e qytetit. U futëm në shtëpi në orën 2 e 30 na njoftojnë komshinjtë se të janë djegur makinat. Momentalisht nuk e mbledh dot veten, kur pashë atë ngjarje, veç më bie ndërmend vetëm krimi që po merr force në këtë vend. Unë për shkak të detyrën nuk kam asnjë lloj konflikti. Unë jam edhe kryetare e PD-së. Një ditë para protestës ndodh kjo. Protestojmë për të drejtat tona. Dyshimi ngelet politikisht, na i bënë për të na demoralizuar. Mua nuk më ulin moralin sot, ata edhe mund të më vrasin por unë nuk tërhiqem, nesër me shpenzimet me mua unë do të çojë njerëzit në protestë. Kemi frikë për jetën “, u shpreh ajo.

Theksojmë se dy makinat kanë qenë larg njëra-tjetrës dhe dyshohet se zjarr-vënia ka qenë e qëllimshme.  Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjen dy makinat e kryetares së pd-së flet kryetarja e pd-së ulëz gjelina kalthi digjen dy makinat e kryetares së pd-së flet kryetarja e pd-së ulëz gjelina kalthi

Sondazh

Poll