Aktualitet

Gazetari bën deklaratën “bombë”: Në përgjimet e reja i përfshirë Rama, biseda me drejtorin e burgjeve që u arrestua

7 Qershor 2019, 05:40 Nga DOSJA
Gazetari bën deklaratën “bombë”: Në

Tiranë- Pas përgjimeve të “Bild” që në fakt kanë tronditur politikën shqiptare gazetari Flamur Vezaj bën një tjetër paralajmërin.  Në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora, ai u shpreh se do të dalin edhe përgjime të reja shumë shpejt. Sipas tij në përgjimet që pritet të publikohen është i përfshitë drejtpërdrejt edhe kryeministri Edi Rama.

“Po mo po ai personalisht ka përgjime me drejtorin e përgjithshëm të burgjeve i cili u arrestua. Aty flitet gjithçka për kalimin e emërimeve  për mbi 240 persona në burgun e Shkodrës, për raste konkrete ku tregohet se nga cila listë dhe nga cili subjekt duhet të pranohen.”, shprehet Vezaj.

Biseda: 

Flamur Vezaj: Para disa muajsh në emisionin tuaj kam theksuar se zoti Dako është kapur në përgjime duke bërë biseda me kriminele, por është evidentuar edhe me të tjera raste qoftë edhe me dhënie lejesh drejtimi, jo vetëm rasti i Avdylajve, por edhe rasti i Lul Berishës, Plarentit, Durim Bamit nga Kruja dhe të gjithë këto do dalin në ditët në vazhdim qoftë nga kolegu në gjermani, qoftë nga mediat në Shqipëri sepse nuk do të mbyllet kjo histori.

Është e turpshme se si pas 3 vjetësh prokuroria të deklarojë që tashmë kemi nisur hetimet edhe për korrupsion për palët zgjedhore. Ajo që mund të them unë në vazhdim është që do të ketë përgjime të tjera jo vetëm për zotin Dako, por edhe të kryetarëve të bashkive të tjera, si ai i Dibrës.

Zheji: Po kryeministri të rezulton i implikuar drejtpërdrejt në këto përgjime?

Flamur Vezaj: Unë kam bërë edhe një status pak më parë që kryeministri Rama është në dosjen 339. Ka komunikime të vazhueshme.

Zheji: Ai personalisht?

Flamur Vezaj: Po mo po ai personalisht ka përgjime me drejtorin e përgjithshëm të burgjeve i cili u arrestua. Aty flitet gjithçka për kalimin e emërimeve  për mbi 240 persona në burgun e Shkodrës, për raste konkrete ku tregohet se nga cila listë dhe nga cili subjekt duhet të pranohen.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama në përgjime flamur vezaj përgjimet e bild edi rama në përgjime flamur vezaj përgjimet e bild

Sondazh

Poll