Aktualitet

Bomba e “Bild”/ Dritan Zagani tregon takimin me gazetarin gjerman: Ja çfarë biseduam

7 Qershor 2019, 05:24 Nga DOSJA
Bomba e “Bild”/ Dritan Zagani tregon takimin me gazetarin gjerman:

Tiranë-Ish-oficeri i policisë Dritan Zagani në një lidhje telefonike me emisionin “360 Gradë” tregoi se si ishte lidhur me gazetarin gjerman Peter Tiede. Zagani është shprehur se ai u njoh me të për shkak të interesimit që kishte gazetari. Sipas Zaganit menjëherë filloi edhe bashkëpunimi me gazetarin për çështjen e tij dhe problemet në Shqipëri.

“Unë vet dhe me ndonjë mik timin studiova kush ishte Tiede, dhe ramë dakord që do bashkëpunonim për lidhjet që ai ishte i interesuar lidhur me çështjen time dhe sa isha unë i interesuar ti’a argumentoja me fakte ato që do flisja dhe do diskutonim bashkë para kamerave dhe me gazetarin. Kryem bashkëbisedimin para kamerave dhe kur dolën ato që unë kisha, ai më thotë unë ato gjëra dua ti verifikoj live. Ti çfarë më këshillon, ku mund ti verifikoj në Shqipëri dhe unë i dhashë referencat e mia.”, tregon Zagani. 

Biseda në studio:

Artur Zheji: Ti e fillove këtë. Si të thuash e pe nga brenda këtë dashurinë sipas teje të këtij sistemi me trafikun e drogës. Çfarë pune kishe ti me gazetarin gjerman?

Dritan Zagani: Fatkeqsia ime më ka bërë shumë mik me ju gazetarët që në profesionin tim si polic nuk ju kam dashur fare.

Artur Zheji: Vetëm mos na quaj kazan.

Dritan Zagani: Nuk ju doja si polic jo si politikan. Shumë gazetarë në vende të ndryshme të Europës janë interesuar dhe më kanë kontaktuar. Nuk është hera ime e parë që kontaktoj një gazetar, edhe gjerman. Me zotin Tiede u njohëm për shkak të interesimit që ai kishte për mua. Pranova të takohesha me të. U prezantuam. Më la përshtypjet e një personazhi shumë pozitiv në aspektin e profesionit të tij.Një njeri shumë i informuar për situatën e vendit tonë në vazhdimësi. Unë vet dhe me ndonjë mik timin studiova kush ishte Tiede, dhe ramë dakord që do bashkëpunonim për lidhjet që ai ishte i interesuar lidhur me çështjen time dhe sa isha unë i interesuar ti’a argumentoja me fakte ato që do flisja dhe do diskutonim bashkë para kamerave dhe me gazetarin. Kryem bashkëbisedimin para kamerave dhe kur dolën ato që unë kisha, ai më thotë unë ato gjëra dua ti verifikoj live. Ti çfarë më këshillon, ku mund ti verifikoj në Shqipëri dhe unë i dhashë referencat e mia.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan zagani gazetari gjerman përgjimet e bild dritan zagani gazetari gjerman përgjimet e bild

Sondazh

Poll