Aktualitet

Tritol banesës së Berti Taullaut, para disa muajsh tentuan t’i vrisnin të vëllanë (Video)

6 Qershor 2019, 21:19 Nga DOSJA
Tritol banesës së Berti Taullaut, para disa muajsh tentuan t’i

LUSHNJË– Një shtëpi është shpërthyer me tritol mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Loni Dhamo” dhe mësohet se pronari i banesës është Berti Taullau.

Brenda në banesë nuk ndodhej askush pasi Taullau është larguar me familjen jashtë vendit prej disa muajsh.

Berti Taullau është vëllai i Saimir Taullaut, të cilit i bënë atentat në muajin nèntor të vitit 2018. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Saimir Taullau i shpëtoi fatmirësisht atentatit mbrëmjen e 24 nëntorit 2018, teksa dy persona të maskuar qëlluan me breshëri automatiku në drejtim të tij brenda lokalit, tek rrethrrotullimi i Plugut.

Bizmenesmi mori vetëm njëplumb dhe u dërgua të mjekohej. Të nesërmen ai u zhduk nga spitali. 47-vjeçari njihet si një person me precedent të mëparshëm penalë. I vëllai i tij, u vra në vitin 2005.

Saimir Taullau, për vrasjen e të vëllait ka akuzuar bandën e Aldo Bares.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet barti taullau saimir taullau shperthim ne lushnje barti taullau saimir taullau shperthim ne lushnje

Sondazh

Poll