Aktualitet

Inagurohet qendra shëndetësore në Vaun e Dejës, ambasadori Cutillo prezent (Video)

6 Qershor 2019, 20:58 Nga DOSJA
Inagurohet qendra shëndetësore në Vaun e Dejës, ambasadori

SHKODËR– Ambasadori italian, Alberto Cutillo ka inaguruar një qendër shëndetësore në Vaun e Dejës. Ai është pritur në ceremoninë e inagurimit nga Kryetari i Bashkisë Vau Dejës Zef Hila.

Kjo qendër shëndetësore vjen si kontribut i programit IADSA që financohet nga qeveria italiane.

Në fjalën e tij Hila deklaroi se kjo qendër shëndetësore është e para e këtij lloji në Shqipëri, ndërkohë që është nje premtim i realizuar ndaj banorëve të Bashkisë Vau Dejës.

“Do jemi të jgithë së bahsku për të inaguruar një investim të munguar ndër vite, qendrën shëndetësore në Vaun e Dejës,”- tha Hila.

Ambasadori Cutillo, gjatë fjalës së tij shprehu bindjen se ky investim ka shkuar aty ku duhet në shërbim të banorëve, 12000 banorë të cilët do të jenë përfitues të ketij shërbimi ndërkohë që u shpreh se Qeveria Italiane ka gati 20 milion euro si ndihmë ndaj shqipërisë por pritet vetëm angazhimi i Shqipërisë që të kryejë procedurat për përfitimin e këtyre fondeve të cilat do ti shpërndahen bashkive.

Ky investim kap shifrën e 68 milion lekëve ndërkohe që vjen si bashkëfinancim mes programit IADSA dhe Bashkisë Vau Dejës. Në këtë qëndër shëndetesorë e cila ështe kompletuar edhe me pajisjet e shërbimit, dhe do të jetë 24 orë në funksion të banorëve, do të ofrohet edhe shërbimi i ekografisë, EKG-së, Kontrolli I dëgjimit porn ë ambjentet e kësaj qëndre do të kryhen edhe dërhyrje mikro-kirurgjikale.

Ky investim, vjen si një shërbim i munguar prej vitesh ndaj këtij komuniteti, pasi para se kjo qëndër të krijohet banorëve i duhej të udhëtonin drejt Shkodrës ose drejt Lezhës për të marrë shërbimin shëndetësore, ecejake e cila tashmë merr fund, pasi ky objekt do të ofrojë të gjitha shërbimet shëndetësorë për banorët e Bashkisë Vau Dejës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alberto cutillo qendra shendetesdore vau i dejes alberto cutillo qendra shendetesdore vau i dejes

Sondazh

Poll