Aktualitet

Deklarata e fortë e Tiede: Shqipëria ia ka kaluar Marokut për trafikun e drogës (VD)

6 Qershor 2019, 20:36 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e Tiede: Shqipëria ia ka kaluar Marokut për

TIRANË- Gazetari Peter Tiede, i cili publikoi në të përditshmen gjermane BILD, përgjime të reja nga dosja 339/1, në një lidhje të drejtëpërdrejtë për emisionin “Të paekspozuarit” , u shpreh se Shqipëria ia ka kaluar Marokut, për trafikun e marijuanës në Evropë. 

Sipas tij, mafia shqiptare është eksportuesi kryesor për heroinë në Evropë.

“Po Shqipëria ja ka kaluar Marokut.  Nuk bëhet fjalë vetëm për marijuanë. Mafia shqiptare është eksportuesi  kryesorë për heroinën. Nëpërmet mafias italiane në portin e Vlorës kalon në Gjermani. Nëse flasim për zonën e Hasit kemi shumë familje që jetojnë në Britaninë e  Madhe në salla të mëdha.  Në Maltë gjatë një kontrolli rutinë janë gjetur 3 kontejnerë. Ata ishin të mbushur me kokainë. Në gjermani kemi gjetur kokainë të fshehur mes kontejnerit të bananeve, bëhej fjalë për një tregtar shqiptar”, – tha Tiede.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet përgjimet e bild peter tiede shqiprëia ia kalon marokut për drogë përgjimet e bild peter tiede shqiprëia ia kalon marokut për drogë

Sondazh

Poll