Gazetari i BILD: S’ka dallim mes mafias e politikës, 70% e marijuanës në Evropë vjen nga Shqipëria
6 Qershor 2019, 20:07Nga DOSJA
Gazetari i Bild, Peter Tiede, në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se Shqipëria është një shtet mafioz, ku nuk ka asnjë dallim mes mafias dhe politikës.
“Gjykimi im, por edhe vlerësimi i hetuesve shqiptarë dhe të huaj, përfshirë shërbimeve informative të huaja, Shqipëria është një shtet mafioz, pa dallim mes mafias dhe politikës. Ka një rritje të dukshme, nën drejtimin e Ramës. Më parë, ka patur rritje të narkotikëvë në Lazarat por me qeverisjen e Ramës kemi një përhapje në gjithë territorin e Shqipërisë.
Lidhur me pretendimin e Vangjush Dakos, se biseda mes tij dhe Avdylajt, ëshët një gjë normale, një bisedë mes tij dhe një zgjdhësi, Tiede tha se kjo është një ofendim për të gjithë zgjedhësit shqiptarë. “Nëse ky është një zgjedhës normal, besoj se ofendon të gjithë zgjedhësit shqiptar. Nuk është vendi im, as roli im të gjykojë nëse një veprimtari e tillë është kriminale.
Por, në Shqipëri mungojnë gjykatat funksionale, GJykata Kushtetuese apo GJykata e Lartë. Qeveria Rama dhe të tjerë, flasin për mua, por unë jam gjëja më e parëndësishëm.
Gjëja më e parëndësishme në një lajm, është gazetari. Nëse sulmohen gazetarët, dua të them se nuk bëhet fjalë për mua, apo hetues që më japin material, pyetja është kush e qeveris Shqipërinë dhe nga vijnë paratë? Në Europë mund të themi se 70% e marijuanës vjen nga Shqipëria.
Si ka mundësi që kokaina vjen pa asnjë problem në Europë? Si mund të ndodhë kjo nëse politika dhe gjykatat nuk mbyllin sytë? Si mund të ndërtohen ndërtesa të mëdha? Përse parat nuk tatohen? Këto janë pyetjet që duhet të marrin përgjigjen. Une thjesht përcjell lajmin, jetoj në Gjermani dhe këtu liria e shtypit respektohet”.
TIRANË- Gazetari Peter Tiede, i cili plasi ‘bombën’ në të përditshmen gjermane BILD, për shitblerjen e votave, në një lidhje direkte për emisionin “Të paek...
TIRANË- Gazetari i BILD, i cili publikoi përgjimet nga Dosja 339/1, Peter Tiede, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama dhe medieve që kanë raportuar se...
TIRANË- Pas deklaratës së kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, i cili mbrëmjen e sotme mohoi që personi me të cilin shfaqet në përgjime është astrit ...
TIRANË- Publikimi në rrjetet sociale, të një pikture murale në një pallat në zonën e Tiranës së Re, ku shihen dy të mushuar të zhveshur, ku burri tërheq gr...
Të tjera detaje kanë dalë nga arrestimi i 4 efektivëve të policisë në pikën kufitate të Qafë Botës në Sarandë, nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ...
KAVAJË– Qytetarët e Kavajës kanë nisur firmosjen e një peticioni kundër shkrirjes së Gjykatës së Kavajës. Të irrituar nga ky vendim, qytetarët e Kava...
Zgjedhjet lokale të 30 qershorit janë ende në pikëpyetje prej faktit që partitë kryesore të opozitës kanë refuzuar të regjistrohen si pjesë e procesit zgjedhor ...