Aktualitet

Gazetari që plasi ‘bombën’ në BILD paralajmëron: Kam dosjen ‘Tahiri’, të tjera informacione (VD) do të publikohen

6 Qershor 2019, 19:57 Nga DOSJA
Gazetari që plasi ‘bombën’ në BILD paralajmëron:

TIRANË- Gazetari Peter Tiede, i cili plasi ‘bombën’ në të përditshmen gjermane BILD, për shitblerjen e votave, në një lidhje direkte për emisionin “Të paekspozuarit”, tregoi se kë ka takuar në Shqipëri dhe nga kush i ka marrë këto informacione.

“Kryesisht kanë qenë policë shqiptarë dhe hetues të cilët kanë qenë të detyruar të largohen nga Shqipëria. Kam pasur kontakt me Oficerë të Policisë Gjyqësore”, tha Tiede.

Po ashtu ai u shpreh se ka takuar edhe kryetarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Më tej i pyetur nëse ka informacione të tjera në dorë, ai u përgjigj se ka edhe të tjera që do të publikohen. Ai shprehet se disponon edhe “Dosjen Tahiri”.

A e keni të gjithë dosjen në posedim dhe a do publikoni materiale të tjera? A ka interes lexuesi gjerman për këto?

Peter Tiede: Ka më shumë materiale, nuk do të them tani se sa dhe çfarë. Për ne nga këndvështrimi gjerman çështja që diskutohet është nga politika e brendshme, se a mund të pranohet një vend si Shqipëria në BE. Nëse hedhim sytë kuptojmë që në disa pjesë ka bërë progres.

A ka njerëz të niveleve të larta të përfshirë në përgjime, a do ti botoni?

Peter Tiede: Besoj që rastin Tahiri e njihni më mirë se unë. Unë e disponoj dosjen të plotë. Kemi materiale të tjera që do i botojmë.

Një ditë më parë prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(B.B & A.S/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet përgjimet e bild peter tiede pralajmërimi i tiede përgjimet e bild peter tiede pralajmërimi i tiede

Sondazh

Poll