Aktualitet

“Në dy vitet e fundit nuk ka qenë në Shqipëri”, Tiede: Broçkulla, Rama të pyesë kryetarin e Krimeve të Rënd

6 Qershor 2019, 19:47 Nga DOSJA
“Në dy vitet e fundit nuk ka qenë në Shqipëri”,

TIRANË- Gazetari i BILD, i cili publikoi përgjimet nga Dosja 339/1, Peter Tiede, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama dhe medieve që kanë raportuar se në dy vitet e fundit nuk ka qenë në Shqipëri. 

Ai shprehet se të gjitha këto janë të pavërteta, ndërsa renditi si fakte takimin zyrtar me kryetarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda apo ai me gazetaren Klodiana Lala. 

“Të gjitha këto nuk janë të vërteta, janë broçkulla. Besoj se Rama mund të kontaktojë me policët e efektivët. Unë kam qenë në Shqipëri dhe gjej rastin të përshëndes edhe kolegen time që e kam takuar.

Nuk e kam kontrolluar nëse kam vulë në pasaportë, por kam ardhur disa herë. Madje jam takuar zyrtarisht edhe me kryetarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Zoti Rama mund ta pyesë drejtuesin e kësaj Gjykate. Kam qenë në Vlorë, Durrës etj. Unë Kam kaluar nga Kosova, Maqedonia etj”, tha Tiede.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama përgjimet e bild peter tiede edi rama përgjimet e bild peter tiede

Sondazh

Poll