Aktualitet

Dy të moshuar lakuriq në mural në mes të Tiranës, Vasili-Ramës dhe Veliajt: A keni prindër

6 Qershor 2019, 19:17 Nga DOSJA
Dy të moshuar lakuriq në mural në mes të Tiranës,

TIRANË- Publikimi në rrjetet sociale, të një pikture murale në një pallat në zonën e Tiranës së Re, ku shihen dy të mushuar të zhveshur, ku burri tërheq gruan me një litar për fyti, ka reaguar edhe ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se me këtë pikturë, Tirana ka përjetuar një turp që nuk do të fshihet nga memorja e qytetit.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Po Rama dhe Veliaj a kane prinder?

Tirana ka perjetuar nje turp dhe nje felliqesire qe nuk do te shlyhet gjate nga memorja e qytetit.

Ne nje fasade pallati ne zonen e Tiranes se Re pikturohen dy te moshuar te zhveshur dhe ku njeri terheq tjetrin me litar ne qafe.

Perverset qe drejtojne Qeverine dhe Bashkine e Tiranes e kane inkurajuar dhe lejuar me ndergjegje kete felliqsire amorale,te ndyre ne forme e permbajtje.

Kjo letyre e ketyre s’ka asfare te beje me ate tradite te mrekullueshme respekti,dashurie dhe solidariteti shembullor qe shqiptaret kane per te moshuarit.

Po Edi Rama dhe Erion Veliaj a kane prinder??

Po Edi Rama dhe Erion Veliaj a i kane te moshuar prinderit??

Po Edi Rama dhe Erion Veliaj jua kane treguar prinderve te tyre kete plehre percmuese ndaj te moshuarve???

Po Edi Rama dhe Erion Veliaj kete percmim ndjejne per prinderit e tyre???

Paçin faqe e zeze qe te dy keta te paturp,te paedukate dhe te percmuar.

Te nderuar miq,shiheni vete me poshte foton e bere publike nga JOQ.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet petrit vasili të moshuarit lakuriq në mural petrit vasili të moshuarit lakuriq në mural

Sondazh

Poll