Aktualitet

Çfarë ndodhi me 4 policët e arrestuar në Sarandë/ Detaje të reja, shoqërohen 24 persona

6 Qershor 2019, 19:02 Nga DOSJA
Çfarë ndodhi me 4 policët e arrestuar në Sarandë/

Të tjera detaje kanë dalë nga arrestimi i 4 efektivëve të policisë në pikën kufitate të Qafë Botës në Sarandë, nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

Burime bëjnë me dije se prokuroria kishte lëshuar 4 urdhërarreste, ndërsa ende nuk dihen arsyet. 4 efektivët e arrestuar janë nisur më pas drejt Tiranës.

Po ashtu, mësohet se pas kësaj janë marrë masa edhe ndaj dy efektivëeve të tjerë me inicialet A.H dhe A.P, të cilët janë pezulluar nga detyra.

Po ashtu, mësohet se SHÇBA ka organizuar një operacion në të gjithë territorin, gjë që ka çuar në shoqërimin e 24 personave.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 4 te arrestuar arrestimi i 4 policëve në sarandë pika kufitare e qafe botës 4 te arrestuar arrestimi i 4 policëve në sarandë pika kufitare e qafe botës

Sondazh

Poll