Aktualitet

Shkrirja e Gjykatës së Kavajës, qytetarët nisin firmosjen e peticionit kundër vendimit

6 Qershor 2019, 18:56 Nga DOSJA
Shkrirja e Gjykatës së Kavajës, qytetarët nisin firmosjen e

KAVAJË– Qytetarët e Kavajës kanë nisur firmosjen e një peticioni kundër shkrirjes së Gjykatës së Kavajës. Të irrituar nga ky vendim, qytetarët e Kavajës janë shprehur se nuk kanë pse të sorollaten deri në Durrës.

Pas thirrjes publike nga kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja qytetarët kanë nisur firmosjen e një peticioni për për t’i thënë jo mbylljes së Gjykatës të Rrethit të Kavajës.

Peticioni firmosert në qendër të qytetit dhe deri më tani mësohet se janë mbledhur më shumë se 200 firma.

Në një status në rrjetin sociale, Sakja shkruan se ky peticion do vijojë të firmoset përgjatë gjithë ditës.

Të nderuar Kavajas,

Sot zbritem ne shesh me peticionin per te ndalur projektin e mbylljes se Gjykates se rrethit Gjyqesor Kavaje. Lutem njoftoni shoke e miq qe nese i duket i drejte ky peticion te vijne te firmosin ate sic po bejne pergjate gjithe pasdites qytetare te shumte.

Nese jemi shumice e konsiderueshme, une besoj se do te mund ta mbajme kete sherbim ne qytet. Ekipet e papertuara te Bashkise, jane aty.”-shkruan ai.

Gjykata e Kavajës është shkrirë dhe qytetarët janë të detyruar të shkojnë deri në Durrës nëse do të çështje gjyqësore.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kavaje peticion per gjykaten e kavajes shkrirja e gjykates ne kavaje kavaje peticion per gjykaten e kavajes shkrirja e gjykates ne kavaje

Sondazh

Poll