Aktualitet

Tërmetet në Korçë, Filo nxjerr vlerën e dëmeve: 250 milion lekë për 90 banesa

6 Qershor 2019, 18:43 Nga DOSJA
Tërmetet në Korçë, Filo nxjerr vlerën e dëmeve:

KORÇË– Është përllogaritur dëmi i shkaktuar nga tërmetet që ranë para disa ditësh në zonën e Korçës.

Kryebashkiaku, Sotiraq Filo ka treguar për mediat se deri më tani për rindërtimin e 60 banesave të shembura dhe rikonstruktimin e 90 të tjerave duhen rreth 250 milionë lekë.

Grupet e ekspertëve kanë filluar prej 2-3 ditësh vlerësimin e dëmeve të shkaktuara për Bashkinë e Korçës. Ka patur një përllogaritje fillestare të faturës të rikonstruksionit të shtëpive,kemi bërë një vlerësim paraprak dhe kemi llogaritur një vlerë të ndërtimit të rreth 60 shtëpive, të cilat duhen ndërtuar nga e para dhe 90 banesa të cilave u duhet një rikonstruksion, që varion nga rikontruksioni më i plotë deri tek rikonstruksioni më i pjesshëm.

Vlera paraprake e përllogaritur nga komisioni i ekspertëve varion nga 200 deri në 250 milion lekë të reja për dëmet e shkaktuara në Bashkinë e Korçës ku përfshihet kryesisht fshati i Floqit por edhe fshatra të tjerë të Bashkisë Korçë,”– mësohet të ketë thënë Filo.

Prej 6 ditësh banorët e fshatrave, Floq, Qafë Zezë dhe Vidovë, kanë kaluar natën në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura për shkak të lëkundjeve të tokës që pësuan rrethinat e Korçës.

Një pjesë e tyre janë sistemuar në banesa sociale, ndërsa të tjerët vijojnë të qëndrojnë në çadra prej frikës nga tërmetet. Disa ditë më parë zona e Korçës u lëkund nga tërmete, ku më i forti shënoi 5.3 ballë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet sotiraq filo termetet ne kroce sotiraq filo termetet ne kroce

Sondazh

Poll