Aktualitet

U filmua teksa abuzonte me të miturin te Lana, arrestohet 71-vjeçari

6 Qershor 2019, 17:55 Nga DOSJA
U filmua teksa abuzonte me të miturin te Lana, arrestohet 71-vjeçari

TIRANË– Një 71-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Mësohet se 71-vjeçari me inicialet H.M, është arrestuar një ditë pasi u publikuan pamjet ku, ai shihej teksa abuzonte me një djalë të mitur të ura e Lanës në kryeqytet.

Pamjet u publikuan nga emisioni ‘Stop”, dhe i moshuari i arrestuar shihej teksa puthte dhe prekte një djalë në vende intime.

Më pas në pamje shihet që 71-vjeçari kapet përdore me djalin dhe ecin të dy bashkë në rrugë.

Policia e Tiranës

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, kanë ndaluar 71-vjeçarin H.M., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”, “Ngacmim seksual” dhe ” Vepra të turpshme”

Ai shfaqet në disa pamje duke tentuar të kryejë marrëdhënie me një të mitur.

Policia ka kryer të gjitha veprimet procedurale, përfshirë marrjen e dëshmisë së të miturit në prani të prindit e psikologut si dhe sekuestrimin e pamjeve filmike.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet abuzim me te mitur abuzimi te lana arrestohet 71 vjecari abuzim me te mitur abuzimi te lana arrestohet 71 vjecari

Sondazh

Poll