Aktualitet

Urdhëri për dosjen “339/1”, tërhiqen prokurorët: Nuk kemi qëllim kufizimin e lirisë së medias

6 Qershor 2019, 16:17 Nga DOSJA
Urdhëri për dosjen “339/1”, tërhiqen prokurorët:

TIRANË– Prokruroria e Krimeve të Rënda ka sqaruar deklaratën e djeshme pas publimit të përgjimeve të “BILD”, ku edhe pretendonte për nxjerrje të sekretit hetimor nga mediat. (Lexo këtu)

Në reagimin e sotëm dy prokurorët e çështjes Dritan Premçi dhe Vladimir Mara sqarojnë se urdhri i djeshëm synon ruajtjen e sekretit hetimor  pasi mund të ndikojnë në deformimin e provave.

“Duke vlerësuar rolin e mediave në informimin e publikut, ju bëmë me dije se ky urdhër nuk ka për qëllim kufizimin apo cënimin e lirisë së mediave, por vetëm arsyet ligjore të lartpërmëndura,”-shkruhet në deklaratën e dy prokurorëve. 

Ditën e djeshme, gazeta gjermane “Bild” ka publikuar 6 audiopërgjime të reja lidhur me “Dosjen 339/1”, një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.

Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS. Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi.

Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan premci përgjimet e bild prokuroria e krimeve te renda vladimir mara dritan premci përgjimet e bild prokuroria e krimeve te renda vladimir mara

Sondazh

Poll