Aktualitet

“Lajthit” Gent Cakaj, surprizon gazetarët në grup: A e kom më të mirë…? (Foto)

6 Qershor 2019, 15:56 Nga DOSJA
“Lajthit” Gent Cakaj, surprizon gazetarët në grup: A e kom

TIRANË– Një “ngatërresë” ka ndodhur në grupin me gazetarët të Ministrisë së Punëve të Jashtme. 

Pasi zyra e shtypit ka dërguar informacione dhe foto lidhur me takimin e Cakajt me homologun e tij holandez, Stef Blok, ministri i Jashtëm shqiptar ka komentuar diçka të sikletshme. 

“A kom handshake më të mirë?“-pyet Cakaj në grup. 

Pasi e ka kuptuar që ka shkuar në grupin e zyrës së shtypit, Cakaj menjëherë fshiu mesazhin e tij. Dhe më pas për arsye që ende nuk dihen Cakaj ndryshoi emrin e grupit nga “MEJP” në “STOP”.  Pasi bëri gjithë këto ndryshime Cakaj vendosi që të dilte nga grupi duke mos u kthyer përgjigjie asnjë prej batutave të gazetarëve.

Pas largimit të tij, në grup tashmë është e pamundur që të postosh pasi këtë të drejtë e kanë vetëm adminët. 

Mesa duket Cakaj ka mësuar nga gabimi i tij. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gent cakaj ngaterresa e gent cakajt gent cakaj ngaterresa e gent cakajt

Sondazh

Poll