Aktualitet

“Më keq se Maqedonia e Veriut”, shkrimtari Mehmeti tregon absurdin me përgjimet në Shqipëri

6 Qershor 2019, 15:18 Nga DOSJA
“Më keq se Maqedonia e Veriut”, shkrimtari Mehmeti tregon

TIRANË- Shkrimtari i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti, ka reaguar lidhur me përgjimet e publikuara nga BILD, rreth akuzave për blerje votash nga zyrtarë të Partisë Socialiste në bashkëpunim me persona të akuzuar për vera të ndryshme kriminale, siç është edhe Astit Avdylaj, i njohur i kapobanda i Shijakut.

Ndërsa krahahson situatën e krijuar në Shqipëri nga përgjimet me atë që ndodh në Maqedoninë e Veriut, Mehmeti thotë se pozitiv se në Shkup është fakti se ata që kapen në përgjime përfundojnë në burg, ndërsa në Shqipëri kandidojnë në zgjedhje.

“Më pyesin gazetarët se çka i dallon përgjimet e dikurshme telefonike të opozitës maqedonase, që shpalosnin si regjimi kriminel VMRO-BDI kishte marrë zvarrë Maqedoninë, nga këto të sotmet, që tregojnë si mafiozët e kriminelët, ia zgjedhin burrështetasit Shqipërisë? Dallimi është shumë i dukshëm dhe i qartë: ‘bombat’ e opozitës maqedonase, kryesisht shpalosnin si politikanët hajdut, të zgjedhur nga populli, e ndihmonin njëri tjetrin gjatë vjedhjes së shtetit, e përgjimet telefonike lidhur me funksionarët e ‘Rilindjes’ që e sundojnë Shqipërinë, janë më të frikshme dhe tregojnë si politikanët janë në shërbim të kriminelëve e mafiozëve që e kanë zaptuar shtetin! E në ndërkohë, ndodh diçka edhe më e tmerrshme sa kaq: politikanët dhe hajdutët e Maqedonisë, dënohen e shkojnë në burg, e politikanët e Shqipërisë, të zgjedhur nga mafiozët e kriminelët, miratojnë ligje dhe kandidojnë në zgjedhjet vendore”,- thotë ai.

Kujtojmë se ditën e djeshme prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet absurdi me përgjimet kim mehmeti përgjimet e bild absurdi me përgjimet kim mehmeti përgjimet e bild

Sondazh

Poll