Aktualitet

E PAPARË/ Dhëndurrët nga Kamza i bëjnë të pabërën pronares së dyqanit, vjedhin fustane nusërie nga çmimet e papërbal

6 Qershor 2019, 14:31 Nga DOSJA
E PAPARË/ Dhëndurrët nga Kamza i bëjnë të

Sapo kemi hyrë në sezonin e verës, dhe me ardhjen e kësaj stine fillojnë edhe dasmat. Dikush mund të bëjë shpenzime luksi për një dasmë, ndërsa për një tjetër është e vështirë të gjejë një fustan për të zgjedhurën e tij. Mesa duket, disa dhëndurë të rinj në zonën e Institutit në Kamëz, e kanë zgjidhur këtë punë.

6 fustanë nusesh janë vjedhur në një dyqan të vogël në Institut, që përveç shërbimeve të parukerisë, ofronte edhe fustane për nuse.

Pronarja e dyqanit, e cila nuk pranoi të fliste në kamera, tha se hajdutët kishin shfrytëzuar momentin e duhur, pasi ajo sapo kishte bërë furnizim me fustane për sezonin veror të dasmave.

Për ta kurorëzuar martesën e një çifti edhe me dasëm, ka vështirësitë (sikletet) e veta nga pikëpamja e organizimit, por më kryesorja është ajo financiare.

Një fustan nuseje, për t’a marrë me qira për vetëm një natë, kostot fillojnë 500 euro, e kjo mesa duket i ka detyruar djemtë e rinj që presin të martohen, të vjedhin fustanet për nuset e tyre.

Kostot e dasmës vitet e fundit, janë rritur. Tashmë tradita e kërkon që nusja të vesh dy fustane, një ditën e shtunë dhe një tjetër të dielën në dasmën e dhëndrit./Marrë nga TopChannel 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhenduret vjehdin fustane fustane nuserie hajdutet vjedhin fustane kamez dhenduret vjehdin fustane fustane nuserie hajdutet vjedhin fustane kamez

Sondazh

Poll