Aktualitet

U arratis si nëpër filma nga burgu grek, kapet pas katër ditësh liri shqiptari i tretë

6 Qershor 2019, 14:11 Nga DOSJA
U arratis si nëpër filma nga burgu grek, kapet pas katër

GREQI– Pas katër ditëve në liri, arrestohet shqiptari i tretë që u arratis nga burgu “Petros Rallis” në Athinë. (Lexo këtu)

Bëhet me dije se ai është një shqiptar 35-vjeçar, identiteti i së cilit ende nuk bëhet me dije.

Sipas mediave greke, policia ka arrestuar shqiptarin e tretë të arratisur, i cili rezulton një person me rrezikshmëri të lartë. 35-vjeçari u kap në një rrugë në New Smyrna duke i bërë rezistencë policisë.

Tashmë i fundit që ka mbetur në arrati është shqiptari i katërt, gjithashtu një 35-vjeçar, i cili dyshohet për grabitje dhe për plagosje.

Disa ditë më parë, nga një burg në Athinë u arratisën katër shqiptarë. Ata kërcënuan me armë gradianët dhe më pas u larguan. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arratisen dy shqiptaret greqi shqiptaret ne burgjet greke arratisen dy shqiptaret greqi shqiptaret ne burgjet greke

Sondazh

Poll