Aktualitet

Shtyhet sërish seanca për Shullazin, gjobiten avokatët që munguan

6 Qershor 2019, 14:10 Nga DOSJA
Shtyhet sërish seanca për Shullazin, gjobiten avokatët që

TIRANË– Është shtyrë sërish seanca ndaj grupit të Emiljano Shullazit për shkak se mungonin avokatët e palës mbrojtëse.

Mësohet se Gjykata ka vendosur të gjobisë me nga 5 mijë lekë dy nga avokatët që munguan në Seanca e radhës është caktuar më datë 18 Qershor në orën 12 e 30.

Ndërkohë edhe seanca e sotme është shoqëruar me debate pasi të pandehurit kundërshtojnë të gjykohen nga kryesuesja e trupës, Saida Dollani.

Në seancën e kaluar ka pasur debate mes të pandehurit Gimando Dani dhe gjyqtares Dollani, për shkak se kjo e fundit është kërcënuar me jetë dhe është marrë në mbrojtje nga forcat speciale.

Kjo është e njëmbëdhjeta herë që seanca gjyqësore ndaj grupit Shullazi shtyhet në 4 muajt e fundit.

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal kreun e bandës Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.

Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg. Për akuzën e kërcënimit ndaj rektorit të UT, grupi u shpall i pafajshëm.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi gilmando dani saida dollani seanca ndaj shullazit emiljano shullazi gilmando dani saida dollani seanca ndaj shullazit

Sondazh

Poll