Aktualitet

Qëlloi Ramën me këpucë disa muaj më parë/ Arrestohet sërish në protestën e 2 qershorit, Gjykata liron banorin e Astirit

6 Qershor 2019, 13:50 Nga DOSJA
Qëlloi Ramën me këpucë disa muaj më parë/

TIRANË- Është zhvilluar sot seanca gjyqësore ndaj Ilir Katirajt, protestuesin e arrestuar pas tubimeve të opozitës para kryeministrisë më 2 Qershor. Gjykata Penale ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Ilir Katirajn.

Katiraj është banor i Unazës së Re, i cili në dhjetor të vitit të kaluar u lirua nga masa e “arrestit me burg”, pasi në muajin nëntor të 2018 qëlloi me këpucë kryeministrin Edi Rama, teksa ky i fundit vizitonte efektivët e plagosur nga protestuesit e Unazës së Re.

Ndërsa në mbështetje të këtij të fundit, në ambientet e Gjykatës ishte dhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili tha se prokuroria nuk ka prova, dhe se qeveria duhet të largohet sa më parë.

“Nuk do lejojmë pluralizmin politik. Prokuroria nuk ka sesi të argumentojë provat, në dyert e gjykatave duhet të ishin Avdylajt”, u shpreh Balliu.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e tiranes ilir katiraj lirohet ilir katiraj protesta e opozites 2 qershor 2019 gjykata e tiranes ilir katiraj lirohet ilir katiraj protesta e opozites 2 qershor 2019

Sondazh

Poll